Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq deklaroi sot se vetëm një zgjidhje kompromisi e arritur përmes dialogut midis Beogradit dhe Prishtinës, me mbështetjen e bashkësisë ndërkombëtare, mund të sigurojë paqe dhe stabilitet të qëndrueshëm.
Ai tha në hapjen e Javës së NATO-s në Beograd se nuk ka asnjë arsye pse diçka e rënë dakord nga të dy palët nuk do të ishte e pranueshme për asnjë palë të tretë dhe shtoi se ai ishte i bindur se çdo marrëveshje në zgjidhjen e çështjeve të pazgjidhura kishte një efekt stimulues në ruajtjen e paqes dhe stabilitetit në rajon.
Daçiq ka folur edhe rreth nismës për mini-Shëngenin ballkanik, për të cilin tha se integrimet duhet të tejkalojnë çështjet e ndarjes.
“Iniciativa e presidentit Vuçiq dhe kryeministrave Edi Rama dhe Zoran Zaev për të ashtuquajturin ‘mini-Shengen’ rajonal, i cili shpresoj se do të mbështetet nga aktorë të tjerë në rajon, duhet të krijojë kushte për lëvizje më të shpejtë të njerëzve dhe kapitalit, por edhe të mundësojë prosperitetin e të gjithë rajonit, ndërsa forcon stabilitetin. Çështja e integrimit duhet të tejkalojë çështjet e ndarjes “, tha ai.
Top Channel