Pjesëtarët e Policisë së Kosovës të Drejtorisë Rajonale në Ferizaj, përveç punëve të përditshme , do të realizojnë edhe projektin “Mos parko dhe mos ndalo kudo”, i cili projekt do të implementohet në komunat Ferizaj, Kaçanik, Shtime, Shtërpce dhe Hani i Elezit.
Ky projekt do të përmbush detyrat e parapara lidhur me parandalimin e veprave të kundërvajtjeve në komunikacionin rrugor e me theks të veçantë ndaj parkimeve dhe ndaljeve ilegale.
Projekti do të implementohet në dy faza, ku në fazën e parë, 12-14 nëntor, parashihet informimi i qytetarëve lidhur me këtë projekt, kurse prej datës 15 nëntor do të fillojë implementimi i të njëjtit.
Gjatë kësaj periudhe do të patrullime me pjesëtarë të policisë në pikat më të frekuentuara në qytete, sidomos në udhëkryqe dhe rreth rrotullime, vende këto ku më së shumti nuk respektohen shenjat dhe rregullat e trafikut dhe vazhdohet me parkimet ilegale nëpër rrugë dhe trotuare dhe do të merren masat e parapara ligjore ndaj shkelësit e rregullave në trafik.
Gjatë këtyre ditëve do të shpërndahen edhe fletushka për ngasësit e automjeteve dhe për qytetarët.
Policia ka apeluar ngasësit e automjeteve dhe të gjithë qytetarët që të kenë kujdes dhe të jenë partner për sigurinë e të gjithë pjesëmarrësve në trafik.
Top Channel