Një makinë prodhuese me energji elektrike do të debutojë në Kinë, pasi është një nga tregjet më të rëndësishme për Lexus.

Lexus do të zbulojë modelin e tij të parë të serisë më 22 nëntor në Panairin e veturave në Guangzhou. Ndërsa kjo markë premium japoneze deri më tani ka qenë më e përqendruar në tregun amerikan, Kina këtë herë ka fituar avantazhin kur bëhet fjalë për premierën e një makine elektrike, pasi ai vend bëhet tregu numër 1 për gjithnjë e më shumë kompani automobilistike, transmeton KosovaPress.

Kjo është arsyeja pse në vend të Panairit të veturave në Los Anxhelos, i cili po mbahet në të njëjtën kohë me panairin e veturave në Kinë, vetura elektrike Lexus do të ketë paraqitjen e saj të parë publike në Guangzhou.

Lexus ka njoftuar një fotografi “ngacmuese” si njoftim për premierën, ku nuk zbulon praktikisht asgjë në lidhje me modelin e ri, përveç se ka një makinë elektrike të pastër. Konkretisht, shfaqet mbishkrimi “elektrike”, i cili është shkruar në automjetet hibride Lexus.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA