
24/02 07:43
Një vajzë adoleshente shkoi në një klub nate edhe pse ishte shtatzënë, dhe lindi në mes të pistës së vallëzimit.
Ngjarja ndodhi në Tuluzë të Francës, dhe 19-vjeçares i nisën shtërzimet në 5:30 të mëngjesit.
Stafi i klubit e ndihmoi vajzën të ruante qetësinë sa të vinte ambulanca, pasi situata dukej e rrezikshme.
Stafi u udhëzua nga mjekët në telefon se çfarë të bënin për ta ndihmuar vajzën. Vajza nuk dukej në panik, sipas stafit, por ishte e shqetësuar për foshnjen që po dilte aq shpejt. Gjithsesi, çdo gjë përfundoi pa probleme dhe të dy janë mirë.
Top Channel