Një operacion policor në Tiranë ka bërë të mundur arrestimin e një shpërndarësi të lëndëve narkotike, sekuestrim kanabisi të ndarë në doza gati për shitje, si dhe një sasi të konsiderueshme parash të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Bëhet fjalë për shtetasin K. Dh., 25 vjeç, banues tek ish- parku i autobusave në Tiranë.

Forca e posaçme Shqiponjat në bashkëpunim me Forcën e posaçme Shigjetat, me Komisariatin e Policisë Nr.2 dhe Seksionin për Hetimin e  Narkotikëve në DVP Tiranë, lokalizuan vendndodhjen e shtetasit të lartpërmendur duke bërë kapjen në flagrancë të tij në orët e vona të mbrëmjes së djeshme në zonën e ish-parkut të autobusave, në rrugën “Ndre Mjeda”, Tiranë.

Gjatë kontrollit fizik, policia i gjati 44.2 gramë lëndë narkotike kanabis të ndarë në doza të vogla të futura në qese farmaceutike gati për shitje, si dhe  një sasi vlerash monetare prej 64950 lekë të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë së rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit K.Dh., për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve“,

Top Channel

BILETA Portokalli - AG SHOW - Bileta