Bariu i zhdukur në Leskovik- Forcat policore, familjarët dhe banorët në kërkim të tij!
10/11/2019 13:47
50 forca policore, banorë të zonës si dhe familjarë të 74-vjeçarit Dhimitër Baze janë vënë në kërkim të tij.
Burime të sigurta për Top Channel thanë se deri tani nuk ka asnjë gjurmë të bariut të zhdukur në malin e Melesinit në Leskovik.
I njëjti burim tha se bagëtitë mbrëmë janë kthyer ne stanin e 74-vjeçarit, ndërkohë që nuk ka asnjë sinjal për të, i cili 3 ditë më parë është vënë në kërkim te disa kokë bagëtive te munguara në stanin e tij.
Policia lokale bëri të ditur se të gjitha këto forca vazhdojnë të ndodhen në terren deri në gjetjen e tij.
Top Channel