Ylli i kompeticioneve BMX, Kriss Kyle udhëtoi drejt Danimarkës që njihet si një prej vendeve më të lumtur në botë, për të dhuruar spektaklin e tij të radhës me biçikletë.
Ai tregoi të gjitha aftësitë e tij në manovrat me këtë mjet në vende të tilla si në akuariumin nënujor bashkë me peshkaqenët, shkëmbinj, varka apo avion
Kjo aventure e Kriss Kyle në Danimarkë është pjesë e disa projekteve të tij mes të cilëve përfshihet edhe ajo e zbritjes me helikopter në çatinë e ndërtesës ikonë Al Burj në Dubak.
Për projektin e fundit, 27 vjeçarit iu deshën disa muaj planifikimesh dhe javë të tëra xhirimesh ku regjistroi Matty Lampbert ka luajtur një rol të rëndësishëm në këtë proces. Gjatë aventurës së tij daneze që zgjati 3 jave, Kriss Kyle vizitoi qytete të tilla si Kopenhagen, Aarhurs, Jutland, Lokken vende ku bëri edhe manovra me parashutë.
Top Channel