
07/05 10:02
Pasi kishte ndjekur një festival me të afërmit, një 23-vjeçar ishte shkëputur prej tyre dhe nuk kishte arritur të lidhej dot më për shkak të mungesës së valëve në celular.
Trupi i tij u gjet poshtë një ure në Britani, prej të cilës ishte hedhur. Të afërmit e kanë të pamundur të shpjegojnë se pse, pasi ai e kishte pritur me padurim koncertin dhe madje ishte kënaqur gjatë gjithë kohës atje.
Ajo që e bën vdekjen edhe më misterioze është se gjatë kësaj kohe ai ishte përpjekur të lidhej me ta, duke u dërguar mesazhe në celular, të cilat nuk ishin dërguar për shkak të problemeve me rrjetin 4G.
Familja kërkon të thellohen hetimet, pasi u duket e pamundur që të jetë thjesht vetëvrasje.
Top Channel