Veton Surroi dhe Albin Kurti

Partia e Albin Kurtit ka nisur përpjekjet për të bërë Veton Surroin ministër të Jashtëm të qeverisë së re të Kosovës.

Burime të ‘Express’ brenda VV-së kanë thënë se ish-shefi i Partisë ORA, Veton Surroi, mund të bëhet shef i diplomacisë kosovare.

Surroi ka pasur një afërsi me Vetëvendosjen prej kur kishte dështuar ta kalonte pragun në garën elektorale të vitit 2007. Madje, në zgjedhjet e fundit ka dalë hapur pro fitores së partive opozitare, VV’së e LDK’së.

Zyrtarët e partisë së shuar të Surroit janë shpërndarë në LDK e Vetëvendosje duke marrë pozita udhëheqëse në këto parti.

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike kanë nisur të kërkojnë emra për ministra edhe jashtë partive të tyre për të ndërtuar një Qeveri sa më kredibile. Përpos në diplomaci, Albin Kurti dhe Isa Mustafa po kërkojnë emra të pakompremetuar për t’i vënë në krye të dikastereve qeveritare.

Një muaj para zgjedhjeve, Surroi kishte thënë se ardhja e Albin Kurtit si Kryeministër duket reale dhe kishte lavdëruar Vetëvendosjen për ofertën që i kishin bërë LDK’së për koalicion parazgjedhor.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA