Këtë skulpturë profesor Ermir Grezda e quan Madre Eterna, për shkak të temës së saj lirike, dashurinë e pakusht të nënës për fëmijës. Që nga viti 1972 kur ai punoi të parin model të saj ka kaluar shumë kohë, por në studion e tij e gjejmë që i rikthehet të njëjtit model, kësaj here kushtuar parkut Rinia në Tiranë.
Z. Grezda ky është një imazh tepër i njohur në krijimtarinë tuaj të skulpturës, mos gaboj që në vitet 70 dhe i riktheheni sërish të njëjtin model?
“Duke qenë se kjo temë ka qenë shumë preferenciale në jetën artistike edhe duke parë momentin që Bashkia ka shpallur një mundësi për lulishten që po reformohen, diku tek Parku Rinia, rifillova ta gnre nga e para në përmasat e sheshit që është në qendër të Tiranës”, shprehet Ermir Grezda, skulptor.
Me një vepër të tillë është më e drejtpërdrejtë marrëdhënia e nënës dhe fëmijës.
Kjo është material polisteroli?
Kjo është në material polisteroli për arsye të shpejtësisë dhe kjo do ë kthehet në bronx, duke patur një ambient të reformuar në këto lulishte.
Çfarë përmasash ka?
2 metër e 20 cm, dhe është plotësisht e pranueshme për një hapësirë të tillë, sepse raporti midis volumit dhe ambientit është shumë delikat, sidomos në skulpturën e parqeve ose monu monumentale.
Skulptura e parë e këtij modeli është në Romë aktualisht?
Ajo ndodhet në Piacca di Spagna në Romë, edhe ajo është pak a shumë e njëjta figurë. Mbi atë unë e kam pasur ëndërr të realizoja një vepër në përmasa të tilla në parqet tona dhe kjo më në fund u bë realitet.
Veprat e Grezdës kanë një natyrë shprehëse të lidhur ngushtë me ndjesitë e brendshme personale. Eleganca femërore sensuale ka ndikuar për një trajtim plastik të ndjeshëm.
Jetona Kocibelli
Top Channel