Presidentja e zgjedhur e Komisionit Europian Ursula von der Leyen deklaroi se është shumë e një rëndësie kyce që Ballkani të lidhet sa më shumë që të jetë e mundur me BE-në.
Sipas Politico-s, von der Leyen deklaroi se celja e një rruge të anëtarësimit në BE për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ka “peshë të madhe strategjike” për bllokun. Deklarata e saj erdhi pas një takimi të zhvilluar me kancelaren gjermane Angela Merkel në Berlin. Von der Leyen që pritet ta nisë mandatin në 1 dhjetor, deklaroi se Shkupi dhe Tirana kanë bërë përpjekje të jashtëzakonshme për të përmbushur kërkesat që BE-ja ka pasur për ta, dhe shtoi se ajo vetë do të kërkojë mënyra alternative për të forcuar lidhjet me të dy vendet.
“Për sa kohë që nuk është e mundur të celen bisedimet e anëtarësimit, unë do të përdor të gjithë energjinë time për zhvillimin e projekteve të përbashkëta që do t’i lidhin gjithmonë e më shumë këto vende me bllokut përmes një bashkëpunimi të ngushtë,” ka deklaruar Von der leyen, duke shtuar:
“Nëse nuk e bëjmë këtë, të tjerët do të shfrytëzojnë këtë vakum dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë ”.
Nisja e mandatit të shefes së re të Komisionit Evropian është vonuar pas refuzimit të tre kandidatëve për komisionerë. Një ditë më parë, ai që bllokoi dritën jeshile për Shqipërinë dhe Maqedoninë e veriut, presidenti francez Emmanuel Macron theksoi edhe një herë për “The Economist”, se Bashkimi i Evropian i duhet të reformojë njqë herë procedurat e anëtarësimit përpara ara se të hapë negociatat me të dy vendet.
Top Channel