Shembja e urës izolon 400 banorë në Delvinë, xhenierët e FA-së nisin punën për rindërtimin
08/11/2019 11:24
Xhenierët dhe mjetet e Forcave të Armatosura kanë mbërritur në fshatin Vanë të bashkisë Delvinë për të riparuar urën e dëmtuar nga prurjet e tepërta të lumit të Kalasë.
Prurjet e tepërta të kësaj jave dëmtuan njërën prej këmbëve të urës ekzistuese, e cila u shemb si pasojë e përmbytjeve në dhjetor të vitit 2017, ndërkohë që konstruksioni metalik i urës tip “bailey”, i ndërtuar nga Forcat e Armatosura menjëherë pas shembjes, nuk ka pësuar asnjë dëmtim.
Efektivët e Forcave të Armatosura kanë marrë përsipër ta riparojnë për rreth 5 ditë urën e gjatë 33 metra, në të cilën kalojnë përditë rreth 400 banorë të fshatit Vanë.
Top Channel