Për të dytën herë kreu Lulzim Basha do të përballet në gjykatë me drejtësinë shqiptare duke rrezikuar deri në 7 vite burg nëse shpallet fajtor. Pas gjyqit për akuza korrupsioni në ndërtimin e Rrugës së Kombit, zoti Basha do të shkojë në Gjykatën e Tiranës si i  pandehur për lobimin 675.000 usd në SHBA.

 

Prokuroria e Tiranës ka dërguar një shkresë në selinë e PD,  për të njoftuar kreun e kësaj partie Lulzim Basha,  se ndaj tij kanë përfunduar hetimet

Nga kjo shkresë që disponon Top Channel zoti Basha, Arben Ristani dhe Ilir Dërvishi njoftohet nga prokurorët Gjergji Tako dhe Ervin Karanxha  se kanë përmbyllur fazën hetimore dhe ndaj tyre rëndojnë akuzat për falsifikim të vulave dhe stampave .

Ky është dokumenti që I ka shkuar në zyrë kreut të PD dhe dy ish përfaqësuesve të saj për mbylljen e hetimit. Të dy ata akuzohen për falsifikim të dokumenteve sipas ligjit 190 fraksion tre të kodit penal që parashikon dënim nga tre deri në shtatë vite burgim.

Por letra siç e shikoni ka vetëm dy firma, atje mungon firma e prokurorit Kolë Hysenaj. Ai ka kërkuar nga dy kolegët e tij se përse është përjashtuar dhe duket gjithë sekreti është rrëzimi e akuzës për pastrim të parave e cila u ngrit në fillim ndaj zotit Basha dhe nëse ajo do të qëndronte do ishte një problem shumë serioz për të dhe që do të kërkonte shpjegime edhe për origjinën e parave.

Prokurori Kolë Hysenaj mbronte qëndrimin se akuza për pastrim parash nuk duhej rrëzuar siç edhe bënë kolegët e tij Tako dhe Karanxha për aq kohë sa në themel të kësaj dosje hetimore qëndron mosdeklarimi 500.000 dollarë nga PD. Kjo dosje i  shkon gjykatës pa dëshminë e lobisitit të PD Nicolas Muzin, pasi ai ka përdorur amendamentin e 5të të kushtetutës amerikane që ia njeh të drejtën për mos tu inkriminuar. Për heqjen e akuzës së pastrimit të parave reagoi numri dy i PS Taulant Balla i cili thotë:

Lulzim Basha nuk mund të gjykohet vetëm si falsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë (dollar) dhe vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon? Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK.

Po për këtë çështje PD thotë se prokuroria vendosi pushim e akuzës qesharake që e stisën dhe e përdorën për të goditur kundërshtarin politik sipas një strategjie të miratuar nga  zyra e Edi Ramës.  “Sot u vërtetua se nuk ka patur kurrë asnjë hetim në SHBA as ndaj Partisë Demokratike, as ndaj kompanisë së lobimit, as ndaj ndonjë zyrtari të Partisë Demokratike. Ajo ishte një sajesë e Edi Ramës, për të fshehur një tjetër hetim që po zhvillohej në SHBA” thuhet në reagimin e PD. Partia Demokratike vlerëson faktin që pas 2 viteve të mbajtjes së kësaj çështje të hapur për qëllime propagande qeveritare, çështja është dërguar në gjyq.

FOTO GALERI
6/6

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA