Një grup kriminal që kryente falsifikimin e dokumenteve është goditur nga policia, ndërsa është shkatërruar baza ku kryhej ky aktivitet kriminal.
Ndalimi i shtetasve u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetin e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëllim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit.
Policia thotë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.
Njoftimi i policisë
Finalizohet një tjetër operacion për goditjen e veprimtarisë së paligjshme në fushën e falsifikimit të dokumenteve, me qëllim dhënien ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit.
Goditet një grup kriminal që kryente falsfikimin e dokumenteve dhe shkatërrohet baza ku kryhej ky aktivitet kriminal.
U finalizua dhe përfundoi me sukses operacioni “Laboratori”, zhvilluar nga Seksioni për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Tiranë, në bashkëpunim të ngushtë me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë.
Vihen në pranga tre pjesëtarë të grupit kriminal.
Pas një pune intensive 6-mujore, për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e falsifikimit të dokumenteve dhe dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, veprimtari që ushtrohej nga një grup kriminal, Seksioni për Krimin Ekonomik dhe Financiar, në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Tiranë, finalizoi dhe përfundoi me sukses operacionin e koduar “Laboratori”.
Në kuadër të këtij operacioni u bë ndalimi i shtetasve:
Th. T., 61 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë për falsifikim të dokumenteve.
V. S., 63 vjeç, lindur në Fier dhe banues në Tiranë, i dënuar dy herë më parë për falsifikim dokumentesh.
P. B., 65 vjeç, banues në Durrës, i dënuar më parë.
Ndalimi i shtetasve të sipërpërmendur u bë për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Këta shtetas, në një ambient në Durrës, të cilin e përdorin si bazë për të kryer falsifikimet, ndërsa aktivitetitn e zhvillonin në Tiranë, pasi gjenin klientë, kryenin falsifikimin e dokumenteve, me qëlim kalimin në mënyrë të paligjshme të kufirit.
Gjatë operacionit, Policia shkatërroi bazën ku kryheshin falsifikimet dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale:
• Një laborator i cili shërbente për prodhimin e dokumenteve të falsifikuara, një automjet tip Opel Corsa, një kompjuter,
• 7 stampa, vula, morseta të institucioneve të huaja të ndryshme, një printer skaner që shërbente për prodhimin e dokumentave të falsifikuara,
• një pajisje speciale për plastifikimin dhe prodhimin e dokumenteve të falsifikuara; një llambë speciale me rreze ultravioletë,
• hekur special për plastifikim, 4 pajisje speciale për hapjen dhe ndërhyrjen në dokumentet origjinale,
• 12 karta greke të falsifikuara, 6 leje drejtimi italiane, 1 leje qëndrimi italiane, 12 karta identiteti italiane, 3 karta shëndeti italiane, 1 leje drejtimi angleze, 3 fletë hyrje për institucione të ndryshme,
• 1057 karta të paplotësuara me çip dhe elementë sigurie për patentë dhe dokumente të ndryshme të paplotësuara,
• dëftesa shkollore, dokumenta institucionesh, fotografi, vulë e thatë e një zyre noteriale dhe 1 250 euro.
Theksojmë se këto dokumente prodhoheshin për persona që e kanë të ndaluar udhëtimin në vendet Schengen dhe për persona të ndryshëm të cilët do t’i përdorinin këto dokumente për vendet e Bashkimit Europian, për të emigruar në mënyrë të paligjshme apo tranzit për të shkuar jashtë Bashkimit Europian.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, në ngarkim të shtetasve të mësipërm, për veprat penale “Falsifikimi i dokumenteve, vulave, stampave dhe formularëve” dhe “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”.
Top Channel