Nëpërmjet statuseve të bëra në Twitter, Taulant Balla kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste është shprehur se për Bashën duhet edhe një akuzë tjetër “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” dhe jo vetëm falsifikim dokumentash.

Statusi i Ballës:

L.Basha nuk mund të gjykohet vetëm si fallsifikator. Prokuroria në dokumentin e bërë publik ka vërtetuar pagesën 500 mijë (dollar) & vepra tjetër penale për të cilën u akuzua “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” qëndron. Pse në konkluzion kjo akuzë mungon?

Vetëm pak sekonda më vonë ai ka shkruar se kjo është një amnisti që është bërë nga prokurorët dhe gjykata nuk duhet ta pranojë si çështje dhe ta rikthejë për hetim.

Statusi i dytë:

Teksa shqiptarët presin të ngrihet SPAK është papranueshme që prokurorë të caktuar të bëjnë amnisti për vepra penale kaq të rënda. Gjykata nuk duhet ta pranojë dhe duhet ta rikthejë për hetim. Kjo dosje duhet të hetohet nga SPAK jo nga KÇK.

 

 

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA