Policia e Kosovës, përkatësisht Drejtoria Rajonale e Policisë Pejë konfirmoi se sot rreth orës 06:15 një person ka humbur jetën si pasojë e goditjes nga treni.

Rasti ka ndodhur në fshatin Klinavc të Klinës.Menjëherë policia ka dalë ne vendngjarje, ka bërë sigurimin e vendit të ngjarjes, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, M.T., mashkull i lindur në vitin 1963.

Në vendin e ngjarjes ka dalë prokurori i shtetit, njësitë relevante të Policisë së Kosovës, dhe me urdhër të Prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion.Hetuesit rajonal te DRP-Pejë janë duke bashkëpunuar ngushtë me prokurorin e shtetit për të hetuar të gjitha rrethanat lidhur me këtë rast i cili është cilësuar si “Hetim i vdekjes”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA