Marc I. Ghorayeb është Konsulli i Nderit i Shqipërisë në Liban, shtet në Lindjen e Mesme, i cili u bë sot i njohur edhe për publikun shqiptar me angazhimin thelbësor në operacionin e shpëtimit të Alvin Berishës nga kampi ku mbahej në Siri.
Ghorayeb është Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së naftës dhe gazit “BB Bitumen”, ndërkohë Konsull i Shqipërisë ka që prej 2009-s.
Përveç forcimit të marrëdhënieve Shqipëri-Liban, pjesë e aktivitetit diplomatik të Ghorayeb janë edhe marrëdhëniet midis Kosovës dhe Libanit.
Marc I. Ghorayeb ishte personi që negocioi lirimin e Alvinit nga kampi, një operacion shpëtimi i drejtuar nga autoritetet italiane në bashkëpunim me ato shqiptare.
“Nuk jam tripolitan apo libanez, por jam qytetar i botës”, shkruan Marc I. Ghorayeb në profilin e tij zyrtar.
I rrethuar nga ushtarë dhe agjentë sekretë, foto të reja nga operacioni i shpëtimit të Alvin
Top Channel