Të gjitha pallatet me moshë mbi 50 vjet do ti nënshtrohen auditimit të detyrueshëm teknik. Qeveria ka dërguar me shpejtësi një projektligj në parlament, i cili parashikon kryerjen e auditimit teknik të punimeve, në të gjitha objektet të cilat kanë mbi 50 vjet që janë ndërtuar.

Sipas draftit, auditimi i këtyre objekteve do të kryhet nga instituti shtetëror i ndërtimit. Për ato ndërtimit të cilat konstatohen me mosplotësimin e kërkesave minimale të sigurisë, Instituti do të propozojë masat përkatëse.

Drafti i qeverisë për auditimin teknik të ndërtesave më moshë mbi 50 vjet është hartuar me urgjencë pas tërmetit të fuqishëm që goditi vendin në datën 21 shtator të këtij viti. Paralelisht auditimit të ndërtesave të vjetra, projektligji parashikon se për të gjitha ndërtimet e reja, me vlerë preventivi mbi 1 milionë dollarë, oponenca teknike do të bëhet me detyrim nga institutet shtetërore ose entet e tjera të ngarkuara nga ministria e infrastrukturës.

Kjo është masa e dytë ligjore, që qeveria ndërmerr pas tërmetit të 21 shtatorit. Para këtij drafti, këshilli i ministrave miratoi një vendim, I cili e bën të detyrueshëm sigurimin e të gjitha apartamenteve në pallatet që ndërtohen nga këtej e tutje. Sipas vendimit, sigurimi i këtyre banesave do të bëhet nga vetë ndërtuesi para shitjes dhe do të ketë një tarifë minimale se 0.1 për qind e çmimit.

Klodian Tomorri

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA