Shpërthimi i karburantit në Fier, policia arreston pronarin
06/11/2019 09:56
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier kanë arrestuar shtetasin Sokol Meçe, 62 vjeç, banues në Fier.
Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi në pikën e furnizimit me gaz të automjeteve në fshatin Portëz, në pronësi të këtij shtetasi, ka rënë zjarr dhe si pasojë ka pasur shpërthim, ku janë dëmtuar banesa e godina përreth.
Materialet i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së parë Fier, për veprime të mëtejshme për veprën penale “Shkelje e rregullave mbi lëndët plasëse djegëse dhe radiokative” dhe “Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë” e mbetur në tentativë.
Top Channel