19/12 15:46
Incidentet e ndodhura në fundjavë në futbollin shqiptar ishin në fokusin e Komisionit të Disiplinës që mori vendime të ashpra, sidomos në ligat inferiore ku pati trazira serioze.
Dy futbollistë të skuadrës së Këlcyrës janë pezulluar përjetësisht nga aktiviteti, për shkak të sjelljes në ndeshjen ndaj Maliqit.
Dhuna ndaj lojtarëve miq i ka sjellë goditjen më të rëndë në karrierë, Saimir Kules dhe Aristidh Colit që nuk do të jenë më, në futbollin profesionist në asnjë aktivitet. Ata goditën duke i thyer nofullën një futbollist të Maliqit.
Top Channel