Shkup– Qyteti i Shkupit i informon qytetarët se në pajtueshmëri me dispozitat e Ligjit për taksën e pronës dhe për pagesë të detyrueshme e ka filluar procedurën për pagesë të detyrueshme të obligimeve të papaguara sipas taksës vjetore të pronës dhe taksës komunale për vitin 2018.
Pas dorëzimit të vërejtjeve siç theksohet në komunikatë, “ka pasuar përpilim i vendimeve për pagesë të detyrueshme dhe dorëzim deri te të gjithë personat fizik që kryejnë veprimtari në territorin e Qytetit të Shkupit”. Nëse pas këtyre vendimeve palët nuk veprojnë përfundimisht deri më 15 nëntor 2019, Qyteti i Shkupit do të fillojë me vendimet e bllokimit të llogarive të tyre nëpër banka. Autoritetet e qytetit u bëjnë me dije të gjithë obliguesve tatimor që kanë borxhe të papaguara të njëjtat ti shlyejnë.
Top Channel