Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, ka zhvilluar vizitë zyrtare në Bruksel me ftesë të komisionarit për Zgjerim, Johannes Hahn.

Përveç takimit me komisionarin Hahn, ajo ka zhvilluar takime edhe në Parlamentin Evropian, ku u prit nga zëvendës presidenti i Parlamentit Wieland, kryetari i Komisionit për Punë të Jashtme, David Mccallister, euro-deputetët Lucas Mandl dhe Andrew Kovachev, si dhe sekretari për Marrëdhënie me Jashtë në EPP, Patrick Voller.

Nënkryetarja Osmani ka zhvilluar takime edhe në EEAS (Shërbimin e Jashtëm të BE-së) ku u prit nga sekretarja e Përgjithshme Helga Schmidt dhe drejtoresha për Evropë në EEAS Angelina Eichhorst.

Në këto takime, Osmani ka diskutuar lidhur me zgjedhjet e fundit të mbajtura në Kosovë, të arriturat dhe sfidat gjatë këtij procesi si dhe diskutimet aktuale rreth formimit të Qeverisë së re.

Gjatë takimeve u trajtua tema e dialogut Kosovë-Serbi, përpjekjet e Kosovës për fuqizimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtar, si dhe reformat e nevojshme për proceset integruese për Kosovën.

Ajo ka ritheksuar se liberalizimi i vizave ka mbetur zotim i pa përmbushur i BE-së karshi qytetarëve të Kosovës, thuhet në komunikatën për media të LDK-së.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA