Nis gjyqi për Redjan Rrajën, u arrestua për atentatin ndaj prokurorit
06/11/2019 14:18
Gazetarja e Top Channel, Anila Hoxha raporton se ka nisur në Gjykatën e Krimeve të Rënda seanca për Redjan Rrajën.
Në gjyqin po zhvillohet me dyer të mbyllura, do të shqyrtohen kushtet e arrestimit të Rrajës, i dyshuar si i përfshirë në atentatin e 1 nëntorit ndaj makinës ku udhëtonin Arjan Ndoja, Aleksandër Laho dhe Andi Maloku.
Në foto është fiksuar momenti teksa prokurorët Anton Martini dhe Besim Hajdarmataj hyjnë në sallën e gjyqit.
I pyetur më herët për ngjarjen, Redjan Rraja ka mohuar përfshirjen dhe ka thënë sipas burimeve “se po largohej me makinën e tij drejt Italisë për punë personale”.
Top Channel