31/01 01:08
Ministri i Jashtëm gjerman i kërkoi Iranit të kthejë vendimin e papranueshëm të tij, të marrë një ditë më parë, për të rifilluar aktivitetet e pasurimit të uraniumit deri tani të ngrira.
“Njoftimi i presidentit Rohani është i papranueshëm. Irani duhet të heqë dorë nga tërë masat e marra që nga korriku dhe të respektojë përsëri të gjitha angazhimet e tij ndërkombëtare”, deklaroi Heiko Maas, gjatë një konference për shtyp në Berlin.
Presidenti iranian Hassan Rohani njoftoi dje nisjen e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit, një vendim ky që u dënua nga Uashingtoni, Parisi dhe Bashkimi Evropian.
Top Channel