Kur binte muri i Berlinit/ Përvjetori i rrëzimit të perdes së hekurt komuniste

06/11/2019 19:31

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka nderuar ngjarjet e tre dekadave të më parë, që çuan drejt rrёzimit tё Murit tё Berlinit, tё cilin ai e pёrshkroi si njё “plagë në fytyrën e Europës”.

“Përmes kullave me armë dhe qenve roje, ky mur kёrkoi tё mbante njerëzit brenda dhe idetë jashtë. Por ngjarjet e asaj kohe treguan se asnjё mur nuk mund tё pengojё fuqinё e shpirtit njerёzor dhe se paqja e stabiliteti mund tё kapёrcejnё cdo kundёrshtar”, thotë Stoltenberg.

Ambasadori gjerman në NATO, Hans-Dieter Lucas, e ka cilësuar rënien e Murit të Berlinit në nëntor të vitit 1989, “një nga momentet në histori, që kanë ndryshuar botën”. Dhe ashtu ishte vёrtet.

Eventet botёrore ndonjёherё lёvizin shpejt, por zor tё harrohet ritmi dhe fuqia e ndryshimit qё solli viti 1989. Ato kulmuan me njёrёn prej skenave mё tё famshme nё historinë e ditёve tona, e qё ёshtё rёnia e murit I cili e ndau Berlinin fizikisht dhe ideologjikisht pёr 28 vjet. Struktura qe ngrihej e ftohtё mes Gjermanisё lindore komuniste dhe asaj perёndimore do tё shembej 9 nёntorin e vitit 1989. Pesё ditё pёrpara kёsaj date, nё pjesёn lindore kishin nisur protesta massive. Njerёzit kёrkonin liri tё udhёtimit dhe tё shprehjes.

Nuk pati dhunё, por pavarёsisht pёrpjekjeve tё liderёve komunistё, rrota e historisё ishte vёnё nё lёvizje. Muri qё ndau njё qytet dhe njё komb, simbolizonte njё ndarje ne dukje tё pakthyeshme mes fuqive tё luftёs sё ftohtё. Ashtu me nxitim, sic ishte ngritur brenda natёs sё 13 gushtit 1961, ashtu edhe ra, tre dekada mё vonё. Me kalimin e kohёs, struktura u shndёrrua nё njёrin prej simboleve mё tё njohura tё ndarjes, por rёnia e saj solli njё realitet tё ri nё Gjermani e nё Europё, e asbhkё me tё, dhe njё tjetёr simbolikё: atё tё lirisё.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA