Sot janë bërë një muaj nga zgjedhjet e 6 tetorit dhe pikërisht sot Komisioni Qendror i Zgjedhjeve të Kosovës pritet që të procedojë me certifikimin e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare, pas numërimit të të gjitha votave.

Mbrëmë në Qendrën e Numërimit dhe Rezultateve përfundoi numërimi i fletëvotimeve nga mërgata, vota këto të cilat fillimisht nuk ishin proceduar për numërim ne QNR, por që numërimi i tyre filloi pas vendimit të Gjykatës Supreme.

Pas numërimit të fletëvotimeve të pjesës së subjekteve politike, pastaj është vazhduar numërimin e votave të kandidatëve.

Sa i përket rezultateve përfundimtare, gjatë ditës së sotme KQZ do të kërkojë konfirmimin nga dy institucione, në këtë rast nga Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa dhe nga Gjykata Supreme, nëse nuk kanë ndonjë çështje për të vendosur në këtë institucion në mënyrë që të procesohet me shpalljen e rezultateve përfundimtare.

Pas ankesës së Lëvizjes Vetëvendosje, Gjykata Supreme mori vendim për numërimin e 1806 pakove me fletëvotime nga mërgata. Ditë më parë, KQZ-ja nuk kishte proceduar për votim në QNR këto pako me fletëvotime, teksa Lëvizja Vetëvendosje fillimisht ishte ankuar në PZAP, e cila ankesën e kishte vlerësuar si të pabazuar./KosovaPress/

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA