Kartelet i vrasin të ëmën, 13-vjeçari bën 23 km në këmbë për të kërkuar ndihmë

06/11/2019 17:45

Një 13-vjeçar i mbijetuar nga sulmi nga personat e dyshuar që i përkasin karteleve të drogës në një komunitet të Mormons fshehu fillimisht gjashtë motrat e vëllezërit e tij para se të ecte 23 km në këmbë për të kërkuar ndihmë.

Nëna e djalit, Dawna Ray Langford, po drejtonte një nga tre automjetet që ishin pjesë e një prite që la gra dhe fëmijë të vdekur në shtetin Sonora të Meksikës të hënën.

Dawna Langford dhe dy nënat e tjera po drejtonin secila të tre automjetet. Ato u vranë së bashku me katër fëmijë të vegjël dhe dy foshnja, tha anëtari i familjes Alex LeBaron.

Pasi pa që nëna e tij dhe dy vëllezërit vdiqën, 13-vjeçari Devin eci për 6 orë në kërkim të ndihmës.

Tetë fëmijë mbijetuan nga sulmi i së hënës në veri të Meksikës, në të cilin u vranë tre gra dhe gjashtë fëmijë.

  Kartelet ekzekutojnë 3 nëna amerikane dhe 6 fëmijët e tyre rrugës për në Arizona

Pesë nga fëmijët kanë plagë plumbash, raportojnë mediat amerikane.

Viktimat janë anëtarë të familjes LeBaron, të lidhur me një komunitet Mormon që u vendos në Meksikë dekada më parë.

Ministri i sigurisë i Meksikës tha se grupi mund të ishte në shënjestër aksidentale si rezultat i identitetit të gabuar. Sidoqoftë, anëtarët e familjes kanë thënë që komuniteti kishte marrë kërcënime edhe në të kaluarën.

Hetuesit meksikanë të martën thanë se një person ishte arrestuar dhe po hetohej për lidhje të mundshme me sulmin. I dyshuari u gjet në qytetin kufitar Agua Prieta me armë dhe dy pengje brenda një automjeti, raportoi Associated Press.

M.Hoxha

FOTO GALERI
1/3

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA