Sulmuesi Douglas Costa ka thënë se që prej transferimit të Cristiano Ronaldos gjërat kanë ndryshuar në klub.
Ronaldo është transferuar në verën e vitit 2018 te “Zonja e Vjetër”, për 100 milionë euro, transmeton KosovaPress.
Sipas futbollistit brazilian që nga koha e largimit të yllit portugez në Torino, lojtarët kanë më shumë kujdes.
“Ushqehemi më mirë se më parë. Jam 29-vjeç dhe ndihem mirë. Cristiano është impresionues, ndonjëherë ndodh që e shohim të zhveshur, gjë që bën të gjithë të kenë më shumë kujdes për veten e tyre. Flasim gjuhën e njëjtë, kur luajmë kujdesemi për njëri-tjetrin, sepse e dimë që kjo do t’iu shkaktojë kundërshtarëve vështirësi”, deklaroi ai.
Juventus vazhdon me formën e shkëlqyer në Seria A, ndërsa sot do të luajë kundër Lokomotivës së Moskës.
Top Channel