Të premten e javës që lamë pas, në Shkozet, një breshëri plumbash u derdh mbi makinën me të cilën udhëtonte prokurori i Durrësit, Arjan Ndoja dhe Landi Muharremi, i njohur si i forti “i forti i Sukthit”.
Ndërkohë në një njoftim për mediat Prokuroria e Përgjithshme ka reaguar për rastin, por edhe pas thirrjes së Këshillit të Lartë të Prokurorisë më herët sot ku ka kërkuar hetim për thyerje të masës disiplinore nga ana e prokurorit Ndoja.
KLP i kërkon Arta Markut të hetojë prokurorin Ndoja
Njoftimi
Prokurori i Përgjithshëm znj. Arta Marku prej ditës së djeshme dt 05.11.2019 ka filluar verifikimin e fakteve të bëra publike në rastin e prokurorit Arjan Ndoja. Verifikimet konsistojnë në mbledhjen e të dhënave për shkeljen e rregullave të papajtueshmërisë me funksionin e magjistratit, parashikuar në nenin 103 shkronja“a” të ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”.
Top Channel