25/12 18:24
Reshjet e para të nëntorit duket se janë një sinjal i mirë për të ndalur fluksin e pacientëve nëpër spitale.
Vera e tejzgjatur me temperatura të larta bëri që muaj Shtator dhe Tetor të kishin një dyndje të pacientëve me viroza të stinës dhe alergji tipike pranverore.
Më të prekurit kanë qenë moshat pediatrike dhe të moshuarit.
Mjekët paralajmërojnë kujdes edhe pse temperaturat po shkojnë drejt vlerave të tyre normale për kohën. Në raste të zgjatjes së simptomave duhet patjetër konsulta me mjekun e familjes, sidomos për të sëmurët kronikë.
Top Channel