Dihet se Donald Trump është shumë i dhënë pas mediave sociale. Dhe që nga dita kur ai u ul në post e deri më sot, ka shkruar plot 11 mijë postime në “Twitter”.

Bëhet fjalë për sulme apo edhe autolëvdata për një publik, tashmë universal. Dhe fluksi i postimeve në twitter jo vetëm që nuk njeh pushim, të diela apo festa, por vazhdon të rritet.

“Ka nevojë për të shkruar në Twitter po aq sa ne kemi nevojë të ushqehemi – komentonte Kellyanne Conway, këshilltare e shtëpisë së bardhë, mes më të afërtave me zyrën ovale.

Është News York Times ajo që ka ndërmarrë misionin thuajse të pamundur të verifikimit të aktivitetit të Trump në twitter. Sipas saj, Trump shfryn në llogarinë e tij të gjithë paparashikueshmërinë dhe pasojat e humorit të tij, madje përpara pozicioneve politike. Aq sa bashkëpunëtorët e tij më të ngushtë, siç shkruan gazeta, kishin kontaktuar twitterin për të kuptuar nëse mund të mbaheshin postimet presidenciale në sallë pritjeje për 15 minuta, kohë në të cilën do të kontrollohej që të mos kishte ndonjë problem të pakorrigjueshëm. Por në fund, edhe ata hoqën dorë; nga ky këndvështrim, Trump është thjeshtë, i pakontrollueshëm.

Lideri i shtëpisë së bardhë, mbërthehet pas rrjeteve sociale thuajse gjithnjë në mëngjes; nga ora 6 deri në 10. Në ato orë, ai është i vetëm, para televizionit, shpesh të ndalur tek Fox News. Shikon, mban shënim komentet, karikohet. Më pas, shfryhet. Gjysma e 11 mijë postimeve të tij në twitter, kanë qenë në fakt sulme shumë të ashpra. Ndërsa rreth dy mijë postime janë autolëvdata.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA