Trump bën thirrje për luftë kundër karteleve të drogës në Meksikë

05/11/2019 17:34

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i bëri thirrje Meksikës që, me ndihmën e SHBA-së, të luftojë kartelet e drogës, që besohet të jenë përgjegjëse për pritën ndaj një gripi amerikanësh mormonë në veri të Meksikës, ku mbetën të vrarë nëntë gra e fëmijë.

“Nëse Meksika kërkon apo i duhet ndihmë për pastrimin e këtyre përbindëshave, Shtetet e Bashkuara janë të gatshme dhe janë në gjendje të përfshihen dhe ta bëjnë punën shpejt e në mënyrë efektive”, tha Trump në një postim në Twitter.

Prita ndodhi të hënën në Ranço de la Mora, një zonë famëkeqe për trafikantët e drogës. Julian Lebaron tha për mediat në Meksikë se kushërira e tij ka qenë duke udhëtuar me katër fëmijët e saj, kur automjeti i tyre është sulmuar dhe i është vënë zjarri me viktimat brenda. Dy automjete të tjera u gjetën po ashtu me trupat e pajetë të dy grave, të një djali dhe të një vajze.

Trump ia bëri të qartë presidentit të Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, që pretendon se e ka prioritet luftën ndaj karteleve të drogës, se këto të fundit janë “bërë aq të mëdha dhe të fuqishme saqë ndonjëherë ju duhet një ushtri për të mposhtur një ushtri tjetër”.

Irida Vasia

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA