Adoleshetja, e cila dhunohej nga babai i saj që prej moshës 6-vjeçare, ka deklaruar momentet e vështira dhe çastet e ankthit që ka përjetuar në vogëli.
Shannon Clifton, e cila lindi fëmijën e babit të saj ka deklaruar se dhunohej 4 herë në ditë nga ai, dhe kjo vuajtje vazhdoi për tetë vite rresht.
Ajo shton se në moshën 13 vjeçare mbeti shtatzanë me babin e saj, Shane Ray Clifton, i cili pas akuzave të marra u burgos me 15 vite burg.
“Nuk ishte aq i keq në fillim , por më pas filloi të bëhej abuziv. Sapo kthehesha nga shkolla fillonte të më godiste, por u mësova me këto vuajtje”, thotë ajo.“
“Më pas filloi të abuzonte seksualisht. Mundohem të mos i kujtoj ato momente aq të vështira”, shton ajo.
Shannon shprehet se shkonte në shkollë me “të nxira gjithandej”, por ishte e detyruar t’i thoshte mësueseve se gjithçka ka qenë pjesë e lojërave me kushërinjtë e saj. Ajo thotë se i ati e godiste kur shkonte e kur kthehej nga shkolla, madje ndonjëherë edhe në mes të natës.
Top Channel