Kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq, ka ftuar kompaninë kineze të teknologjisë, Huawei të hapë një qendër të të dhënave për Evropën Juglindore në Kragujevc të Serbisë.

Bërnabiq tha se është e kënaqur me dy projektet që zhvillon kompania kineze në Serbi, njërin me ministrinë e Punëve të Brendshme dhe tjetrin me Telekomin e Serbisë.

Bërnabic do të vizitojë Kinën dhe gjatë qëndrimit atje do të nënshkruajë edhe një Memorandum Mirëkuptimi me kompaninë Huawei. Por, kompania kineze përballet me kritika ndërkombëtare, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë vendosur në listë të zezë. Kjo pasi, SHBA-ja dyshon që kjo kompani bashkëpunon me qeverinë kineze për të spiunuar.

Huawei i mohon akuzat. Sipas ekspertëve, siguria aktuale e pajisjeve të kompanisë Huawei është më e ulët se ajo e kompanive konkurrente perëndimore. Pavarësisht kësaj, Serbia është një nga shtetet e Ballkanit perëndimor që është hapur më shumë ndaj Kinës dhe e shikon atë si një partner të rëndësishëm strategjik, bashkë me Rusinë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA