Real Madrid janë bërë gati për t’i shitur dy yjet të skuadrës në fund të sezonit.
Sipas mediave spanjolle, të dy lojtarët nuk po arrijnë të gjejnë formën më të mirë, andaj duhet të bëhen ndryshime, transmeton KosovaPress.
Disa raportime thonë që si zëvendësim i Luka Modric do të jetë Paul Pogba që po kërkon të largohet nga United dhe mbetet i lidhur me një transferim në “Santiago Bernabeu”.
Ndërsa për Marcelon do të jetë Achraf Hakimi, që është huazim te Dortmund dhe po vazhdon të jetë në formë të mirë.
Modric mbetet i lidhur me një kalim në kampionatin italian me Interin dhe Milanin të interesuar, ndërsa Marcelo gjatë afatit veror ka qenë i lidhur me një kalim te Juventus.
Reali nesër do të ketë punë jo të lehtë me gjigantin turk Galatasaray.
Top Channel