Kryeministri Rama fill pas arrestimit të Redjan Rrajes lajmëroi se brenda muajit do të ketë ligj special.

Në një postim në Twitter, Rama pasi ka përshëndetur policinë për arrestimin shkruan se:

“Brenda muajit Ligji Special kundër personave të dënuar, akuzuar a hetuar brenda/jashtë vendit për krim të organizuar apo krime të rënda dhe masat speciale kundër KÇK-së. Do t’i nxjerrim “ujë të zi” foleve të krimit të organizuar shkruan Rama dhe do të reagojmë frontalisht ndaj gjykatësve e prokurorëve të inkriminuar, që duan “të kapin ç’të kapin”, deri ditën kur kanë radhën e spastrimit nga Vettingu. Deri në Fund ZeroTolerancë”, u shpreh kryeministri.

Nga ana tjetër, kreu i opozitës iu përgjigj nga Korça ku ishte në një takim me të rinjtë atje se atentatori është pjesë e bandave te pushtetit.

Top Channel