Humbja 5-1 e Bayernit në fundjavë ndaj Eintrachtit të Frankfurtit detyroi drejtuesit e klubit bavarez të marrin vendimin drastik për të shkarkuar trajnerin Niko Kovac. Në këtë moment drejtimin e skuadrës e kanë marrë Hansi Flick dhe Hermann Gerland të cilët këtë të martë kryen edhe stërvitjen e parë me skuadrën kampione të Bundesligës. Kjo dyshe do të qëndrojë në detyrë, për 3 javë, kohë në të cilën pritet që Bayerni të zgjedhë trajnerin e ri, gjë që u konfirmua edhe nga presidenti i bavarezëve, Uli Hoeness.

“Bordi drejtues do të marrë me qetësi administrimin e situatës dhe vendimi për trajnerin e ri mund të merret gjatë pauzës për ndeshjet e kombëtares -tha Uli Hoeness- besoj se çështja e trajnerit të ri do të jetë zgjidhur përpara ndeshjes së 23 nëntorit ndaj Fortuna Dusseldorf”.

Në orët e fundit në median gjermane janë hedhur hipoteza të ndryshme për zëvendësuesin e Kovac dhe një prej emrave të përfolur ishte ai i Eric Ten hag, por ky i fundit mohoi zërat dhe konfirmoi qëndrimin te Ajaxi deri në fund të sezonit.

Si kandidatë për të marrë drejtimin e Bayernit janë përmendur edhe Massimiliano Allegri, Jose Mourinho e Arsene Wenger që aktualisht janë pa skuadër.

Përsa i përket Flick, që deri tani ishte asistenti i Kovac në stolin e Bayernit dhe që në 2014 ishte asistenti i Loew te përfaqësuesja gjermane, do të drejtojë skuadrën bavareze në ndeshjet që do të luhen në Allianz Arena ndaj Olympiacosit për Ligën e Kampioneve dhe Borussian e Dortmundit në Bundesligë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA