Milan përsërit fillimin e dobët që ka bërë para 77 viteve

05/11/2019 16:42

Fillimi i sezonit në mënyrë shumë të dobët nga Milani nuk ka ndodhur që një kohë të gjatë.

“Rosonerët” këtë sezon ka humbur gjashtë ndeshje nga 11 të zhvilluara, gjë që nuk ka ndodhur që nga viti 1941/1942 kur kishin pësuar shtatë humbje në 11 ndeshje të zhvilluara.

Në ndeshjen e kaluar, shtatë herë kampioni i Evropës u mposht nga Lazio në “San Siro”, ndërsa në dy ndeshjet e radhës do të luajë kundër Juventus dhe Napolit.

Për momentin “Kuq e zinjtë” janë në vendin e 11-të në tabelë me 13 pikë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA