Ministri në detyrë i Drejtësisë, Abelard Tahiri, ka bërë të ditur se është realizuar me sukses ekstradimi i Mario Miloseviç, i kërkuar nga autoritetet malazeze si i dyshuar për vrasje të rëndë dhe mbajtje të paautorizuar të materialeve plasëse.
Ai ka thënë se falë punës si Ministri e Drejtësisë në rrafshin e bashkëpunimit juridik ndërkombëtar, sot është realizuar me sukses ekstradimi i njërit nga personat më të kërkuar nga Mali i Zi.
“I dyshuari Miloseviç ishte i kërkuar nga autoritetet malazeze për shkak të veprave penale “Vrasje e rëndë” dhe “Mbajtje e paautorizuar të materieve plasëse”, të Kodit Penal të Malit të Zi”, ka thënë Tahiri.
Në saje të përkushtimit në luftën ndaj krimit trans-nacional, që nga shtatori i vitit 2017 deri më nëntor 2019, janë përmbyllur 165 ekstradime, më shumë se sa kanë ndodhur për vite të tëra marrë së bashku.
Top Channel