Kapo-ultrasit të Veronës, Luca Castellini, i është hequr e drejta për të marrë pjesë manifestime sportive deri në vitin 2030, pas incidenteve me sfond racist, të ndodhur të dielën në mesditë në stadiumin “Bentegodi”, në ndeshjen ndaj Brescias.
Viktimë e koreve raciste ra sulmuesi italian i Brescias, Mario Balotelli, i cili më pas debatoi edhe në distancë me Castellinin, nëpërmjet reagimeve në rrjetet sociale, ku kapo-ultrasi i Veronës e quajti futbollistin “jo italian i vërtetë, por vetëm me nënshtetësi”.
Edhe klubi i Veronës, ndryshe nga sjellja pas ndeshjes ku tentoi të minimizojë ngjarjen, po bashkëpunon me policinë dhe prokurorinë për identifikimin e atyre 10-15 personave që u përfshinë në kore raciste kundër Balotellit.
Top Channel