Edhe pse vetëm 20 vjeç, Kai Hartvez, këtë sezon luan vitin e tij të katërt si profesionist me Bayer Leverkusen.
Fantazisti numëron 118 takime dhe 31 gola të shënuara për ekipin e “Aspirinave”. Paraqitjet e mira të gjermanit kanë tërhequr interesimin e ekipeve më të mëdha evropiane. Lista e ekipeve që kërkojnë shërbimet e lojtarit është e gjatë duke filluar nga Bayern në gjermani e për të vijuar me Juventusin, Barcelonën dhe Real Madridin në kampionatet e tjera.
Preferenca e talentit 20 vjeçar është Barcelona dhe këtë dëshirë të tij e ka shprehur edhe në konferencën për shtyp në prag të ndeshjes në Champions League, ndaj Atletico Madrid.
“Të ardhmen time e lidhin me Bayernin, sepse zakonisht futbollistët që spikatin në Bundesligë, transferohen atje, por të shohim se ku do të luaj sezonin tjetër. Por e pranoj që më pëlqen shumë loja e Barcelonës pasi i përshtatet cilësive të mia teknike” tha fantazisti gjerman.
Top Channel