Pas dy humbjeve radhazi në parketin e Brooklyn dhe Miamit, Houston kthehet të buzëqeshë në kampionatin e NBA. Skuadra teksane mposhti Memphisin 107-100, një fitore që për momentin i shërben për të marrë frymë pak më lirisht.

Russell Westbrook u la pushim nga trajneri Mike D’Antoni, kështu që i takoi James Harden që të udhëheqë Rockets në këtë përballje dhe Harden nuk zhgënjeu aspak dhe e mbylli sfidën më 44 pikë e 10 topa në tabelë. Por ai u bë protagonist i një incidenti me Crowder që u përjashtua pasi e goditi i pari rivalin e tij. Memphis pati forcë që t’i rezistonte Houstonit deri në mesin e periodës së tretë dhe më i miri për këtë skuadër ishte Ja Morant me 23 pikë. Për Grizzlies, në kolonën e fitoreve vazhdon të shfaqet numri 1, sepse kjo skuadër ka vetëm një sukses në këtë sezon dhe këtë e regjistroi në 27 tetor ndaj Brooklyn vetëm pas kohës shtesë.

Më në fund erdhi dita që shtëpia e re e Golden state, Chase Center në San Francisco të festojë fitoren e parë të Warriors. Skuadra e drejtuar nga Steve Kerr mposhti Portlandin me rezultatin 127-118 në një sfidë ku iu desh të bënte pa emrat e mëdhenj si Curry, Thompson apo Russell. Kështu që i takoi debutuesit Eric Paschall që të kthehej në heroin e Golden State duke festuar në mënyrën më të mirë të mundshme ditëlindjen e tij teksa regjistroi një double-double me 36 pikë e 13 topa në tabelë. Golden State u duk në një ditë të mirë në këtë ndeshje teksa pa që 5 lojtarë të saj të mbyllin sfidën me statistika dyshifrore. Te Portland Damian Lillard shënoi 39 pikë, ndërsa Hassan Whiteside 22 por ishin shumë pak për Trailblazers për të evituar humbjen.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA