Vdes në spital sportisti 20-vjeçar i futbollit amerikan Alabama A&M pas dëmtimit (fotot)
29/11 21:37
Paraqitjet e mira të Dejan Kulusevski me fanellën e Parmës kanë tërhequr vëmendjen e Antonio Conte-s dhe drejtuesve zikaltër.
Suedezi është huazuar nga ekipi i Atalantas në ekipin “Emilian” dhe në 12 javët e para të kampionatit ka realizuar dy gola dhe ka përgatitur pesë të tjerë.
Interi ka emergjencë në mesfushë dhe prej kohësh është vendosur në kërkim të lojtarëve që mund të plotësojnë organikën e ekipit të Contes, dhe emri i 19-vjeçarit shikohet si një element i rëndësishëm për të tashmen por edhe të ardhmen.
Drejtuesit e Interit do të bëjnë një tentativë që ta ofrojnë lojtarin në merkaton e janarit, dhe janë duke përgatitur formulën e duhur për të siguruar shërbimet e tij.
Top Channel