Me 5 shqiptarë në fushë, Myrto Uzunin, Lirim Kastratin, Enis Çokajn, Jon Mersinajn dhe Indrit Tucin, Lokomotiva e Zagrebit mposhti 2-1 Varazdin në sfidën përmbyllëse të javës së 14-të të kampionatit kroat dhe u ngjit në vendin e 5-të në kuotën e 22 pikëve po aq sa edhe Rijeka e vendit të 4-t.
Goli i fitores për Lokomotivën ishte i gjithi shqiptar me Myrto Uzuni që bëri njeriun asist dhe talentin 19-vjeçar Indrit Tuci që i ardhur në fushë nga stoli në minutën e 57-të shënoi golin e tij të dytë në këtë sezon dhe atë fitores për skuadrën kryeqytetase. Një finalizim shumë i bukur të cilin 19-vjeçari nga Lezha e festoi me simbolin e shqiponjës.
Në pjesën e parë për Lokomotivën kishte shënuar Tolic me penallti ndërsa për miqtë e Varazdin kishte barazuar Glavina. Me përjashtim të Tucit, 4 shqiptarët e tjerë e nisën sfidën si titullarë.
Top Channel