Zjarre dhe fishekzjarre në festivalin e balonave në Mianmar. Balona të bëra vetë, me ajër të nxehtë, të shoqëruara me fishekzjarre dhe qirinj, janë ngritur mbi turmat e shikuesve të shumtë, që nuk frikësoheshin as nga vdekja, ose të paktën nga lëndimet, ndërsa festonin fundin e sezonit të shirave në Mianmarin qendrore.

Festimet përbëjnë kulmin e festivalit të përvitshëm të dritave në vend dhe rreth 200 balona me ajër të nxehtë do të ngrihen në qiell gjatë eventit 10 ditor.

Dhjetëra e mijëra vetë pritet të ndjekin spektaklin çdo ditë.

Çdo vit regjistrohen disa të lënduar ndërkohë që në vitin 2014 pati edhe tre viktima, që humbën jetën pasi një balonë u shemb mbi ta. Masat e sigurisë sidoqoftë po përmirësohen. Këtë vit, organizatorët kanë rrethuar vendin e lancimit të balonave për të parën herë. Vitet e shkuara, ato ngriheshin në fluturim në mesin e turmave.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA