Kryetari i Partisë Demokratike, Lulëzim Basha, është në ditën e dytë të turit që ai ka nisur ku do të ketë takime me të rinjtë në të gjithë vendin.

Basha foli në lidhje me ngjarjet e fundit në vend ku u plagos prokurori Arjan Ndoja dhe për këtë rast është arrestuar Redjan Rraja.

Pjesë nga fjala e Bashës:

“Po vijë nga Tirana ku siç e dini ka pasur një tjetër skandal. Është zbuluar një nga autoret e një atentati mafioz dhe nuk është pjesë e panjohur. Është pjesë e bandave në pushtet”.

Basha gjithashtu foli edhe për vendimin e BE-së për të mos dhënë “Po”-në për çeljen e negociatave.

“E kemi nisur rrugëtimin që ta bëjmë Shqipërinë si gjithë Europa prej 30 vitesh. Dy javë më parë dera e Europës na u mbyll. Nuk ishte një vendim për të ndëshkuar popullin as rininë shqiptare por një vendim për atë që ka dështuar 4 herë”, tha ai.

 

Top Channel