Aguero flet për lojën dhe raportet me Guardiolën: Duhej t’i përshtatesha ose…

05/11/2019 10:19

Ylli i Manchester City, Sergio Aguero, ka thënë se i është dashur të përshtatej me sistemin e Pep Guardioles, ose të pranonte stolin.

Aguero ishte titullar i padiskutueshëm tek City derisa erdhi Guardiola i cili fillimisht preferonte të aktivizonte më shumë brazilianin Gabriel Jesus.

Argjentinasi ka thënë se kjo nuk ka qenë e lehtë, pasi më herët ishte lojtar pa shumë detyra, transmeton KosovaPress.

“Duhet të adaptohesha me mënyrën e lojës, duke u shqetësuar për të shënuar më shumë gola. Më herët isha lojtar i lirë, në kuptimin që nuk kisha ndonjë rol strikt. Me Pep, të gjithë kishin nga një rol dhe duhet të respektonin pozicionet. I imi është si qendërsulmues. Viti i parë nuk ishte i lehtë. Jesus sapo erdhi dhe Pep kishte besim te ai. Vazhdova të punoj dhe kur Gabriel ishte i lënduar, luajta rregullisht dhe tregova se çfarë jam i aftë të bëj”, deklaroi ai.

Aguero ka thënë se për momentin raportet e tij me teknikun spanjoll janë shumë të mira.

“Gjithçka është mirë. Bisedojmë shumë. Duhet të kuptonim njeri-tjetrin. Kur me zgjedh për të luajtur, provoj të bëj më të mirën, sepse e di që pas meje është Jesus, një sulmues që shënon gola. Është problem i madh për Pep kur zgjedh se kush duhet të luajë”, përfundoi ai.

Nesër City do të luaj kundër Atalantas në kuadër të Ligës së Kampionëve.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA