Një anije e ngecur mbi ujëvarën e Niagarës prej më shumë se një shekulli, ka lëvizur si pasojë e motit të keq.

Zyrtarët thonë se ajo ka rrëshqitur rreth 50 metra më poshtë se vendndodhja e saj fillestare e madje edhe është anuar pakëz në njërën anë.

Shiu dhe era e fortë që ka goditur rajonin është përgjegjëse për zhvendosjen e anijes – shkruajnë mediat lokale. E njohur si ‘maunja e hekurt” anija është një një element ikonik i ujëvarës së Niagarës dhe kishte ngecur në shkëmbinj rreth 600 metra larg nga buza e ujëvarës.

Ajo ishte rrënuar më 6 gusht 1918, duke bllokuar madje dy persona në bord, por që sidoqoftë ishin shpëtuar një ditë më pas. Zyrtarët thonë tani se ajo për momentin duket e sigurt, por nëse moti i keq vazhdon, ajo do të rrezikohet më shumë. Çdo vit, me miliona turistë vizitojnë ujëvarën e Niagarës, që përbëhet nga tre ujëvara që kalojnë në ShBA dhe Kanada.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA