Partia Demokratike ka zbardhur agjendën e kryetarit Lulzim Basha për këtë javë, ku do të jetë në pesë qytete për t’u takuar me qytetarët dhe për të bashkëbiseduar “për të ardhmen e përbashkët”.

“Rrugëtimi për Shqipërinë” quhet turi i Bashës që do të zhvillohet në Elbasan, Korçë, Shkodër, Vlorë dhe Krujë.

“Objektivi kryesor i këtyre takimeve është projektimi i zgjidhjeve afatgjata, për çdo çështje dhe problematikë që vetë qytetarët do të ngrejnë përmes pyetjeve të drejtëpërdrejta drejtuar kryetarit të Partisë Demokratike, Basha” sqarohet në njoftimin e PD-së.

Top Channel