Një futbollist i skuadrës së Maliqit përfundoi me urgjencë në spitalin e Korçës pasi u godit me grusht nga mbrojtësi i Këlcyrës Aristidhis Coli gjatë ndeshjes mes këtyre skuadrave e mbyllur me rezultatin 1-1.
Pas ekzaminimit, stafi mjekësor vendosi që futbollisti të transportohet në Tiranë për t’iu nënshtruar një operacioni. Trajneri Egli Malesia, në një intervistë për Top Channel theksoi se skuadra ka marrë një goditje psikologjike pas kësaj ngjarjeje dhe i kërkoi FSHF të ashpërsojë dënimet për akte të tilla të papranueshme.
Trajneri i Maliqit theksoi se dhuna është një fenomen që shfaqet çdo javë në Kategorinë e dytë, gjë që e bën akoma më të vështirë punën e trajnerëve për të motivuar lojtarët, një problem të cilit i bashkohen edhe ato financiare.
Përveç Këlcyrës, aktet e dhunës u panë edhe në Shijak në sfidën mes Erzenit dhe Korabit ku lojtarë të klubit nga Shijaku sulmuan ata dibranë në sytë e policisë dhe vëshguesve.
Top Channel